Politikat e privatësisë
Kjo Politikë e Privatësisë përshkruan se si Auto Electric mbledh, përdor dhe mbron të dhënat tuaja personale kur vizitoni dhe përdorni faqen tonë të internetit autoelectric.al. Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat personale të vizitorëve tanë dhe të veprojmë në përputhje me ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave.
1. Të dhënat që mbledhim
Ne mund të mbledhim të dhëna personale kur ju:
- Plotësoni formularët e kontaktit për të kërkuar informacion ose çmime.
- Regjistroheni për të marrë emaila ose njoftime marketingu.
- Përdorni faqen tonë të internetit.
Të dhënat që mund të mbledhim përfshijnë:
- Emrin dhe mbiemrin.
- Adresën e emailit.
- Numrin e telefonit.
- Informacion tjetër që ju vendosni të ndani me ne përmes formularëve të kontaktit.
2. Si i përdorim të dhënat tuaja
-
Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm në përputhje me ligjin dhe me pëlqimin tuaj të qartë, duke përfshirë rastet kur:
- Për qëllime marketingu: Nëse zgjidhni të regjistroheni për njoftime marketingu, do të përdorim të dhënat tuaja për t’ju dërguar informacione rreth produkteve, ofertave, dhe shërbimeve tona. Kjo bëhet vetëm me pëlqimin tuaj.
- Për kërkesa për informacion ose çmime: Nëse plotësoni një formular për të kërkuar informacion ose çmime, ne do të përdorim adresën tuaj të emailit ose numrin e telefonit për t’ju kontaktuar, gjithmonë me miratimin tuaj të dhënë duke klikuar kutinë e pëlqimit të kushteve.
3. Pëlqimi dhe e drejta juaj për t'u tërhequr
Ju jeni të lirë të jepni pëlqimin tuaj për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja. Nëse më vonë dëshironi të ndaloni marrjen e emailave apo mesazheve nga ne, mund të çregjistroheni në çdo moment duke ndjekur udhëzimet e dhëna në emailat e marketingut ose duke na kontaktuar drejtpërdrejt.
4. Ruajtja e të dhënave
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur, ose për të përmbushur kërkesat ligjore. Të dhënat tuaja janë të mbrojtura nga masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të parandaluar aksesin e paautorizuar.
5. Ndarja e të dhënave
Ne nuk do të ndajmë, shesim ose tregtojmë të dhënat tuaja personale me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç kur kjo kërkohet nga ligji ose kur është e nevojshme për të përmbushur shërbimet që ju keni kërkuar.
6. Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale:
- Të kërkoni akses në të dhënat që mbajmë për ju.
- Të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta.
- Të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja (kur është e zbatueshme).
- Të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja për qëllime marketingu.
7. Ndryshimet në Politikën e Privatësisë
Ne mund të përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë kohë pas kohe për të reflektuar ndryshime në praktikat tona ose kërkesat ligjore. Çdo përditësim do të postohet në këtë faqe dhe data e përditësimit do të përmendet në krye.
Nëse keni pyetje ose kërkoni informacion shtesë rreth Politikës së Privatësisë, ju lutemi na kontaktoni në [email protected].